Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Të paktën 17 ushtarë të Nigerit vriten në kufi me Malin

nga R16 gusht 2023
Të paktën 17 ushtarë të Nigerit vriten në kufi me Malin

Të paktën 17 ushtarë të Nigerit janë vrarë në një sulm të grupeve të armatosura pranë kufirit me Malin, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit. 20 ushtarë të tjerë ishin plagosur.

“Një detashment i Forcave të Armatosura të Nigerit (FAN) që lëvizte midis Boni dhe Torodi ishte viktimë e një prite terroriste pranë qytetit Koutougou“, thuhet në deklaratë.

Në dekadën e fundit, zona kufitare ku bashkohen Mali qendror, veriu i Burkina Fasos dhe Nigeri perëndimor është bërë epiqendra e dhunës nga grupet e armatosura të lidhura me al-Kaidën dhe ISIS-in në rajonin Sahel. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →