Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Të premten hapet ekspozita për historikun e suksesit të xhudos së Kosovës

nga Gentrita Xhemajli25 mars 2025
Të premten hapet ekspozita për historikun e suksesit të xhudos së Kosovës

Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”.

Ekspozita hapet në ora 19:00 dhe mbahet në galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kjo ekspozitë është një udhëtim në historinë e lavdishme të xhudos, të ndërtuar mbi përpjekjet e përditshme shumëvjeçare, me mund dhe dashuri për xhudon dhe Kosovën.

“Ajo është thurje e dimensioneve historike dhe të tanishme; nga përvojat personale te sukseset kolektive, të cilat paraqiten në një përmbledhje imazhesh vizuale. Ekspozita zbulon copëza të një jete kushtuar xhudos, një rrugë të ndërtuar me sakrifica drejt triumfeve të mëdha. Sukseset historike të xhudos bartin emra individualë, dhe nga medaljet e tyre u lartësua Kosova”- thuhet në njoftimin e FXHK-së.

Ekspozita “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës” është kuruar nga Berat Bajrami.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →