Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të shtëna me armë, arrestohen tre persona në Prishtinë

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2022
Të shtëna me armë, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia sot ka informuar se gjatë përleshjes ndërmjet të dyshuarve, njëri ka shtënë me armë zjarri, dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë dhe një gëzhojë fisheku.
Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →