Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Podujevë, s’ka të lënduar

nga Venera Grabanica9 nëntor 2023
​Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Podujevë, s’ka të lënduar

Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës në këtë rast, fatmirësisht, nuk kishte persona të lënduar.

“Nuk është lënduar asnjë person. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →