Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një 65-vjeçar

nga Kaltrina Berila22 qershor 2025
Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një 65-vjeçar

Mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dardanët” në Mitrovicë u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat me armë ndodhën në një aheng familjar.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar si A.R., 65-vjeçar dhe po ashtu u arrestua, derisa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa policia ka bërë të ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →