Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Drenas, policia nis hetimet

nga B G27 mars 2024
Të shtëna me armë zjarri në Drenas, policia nis hetimet

Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të katër burrave, njëri prej tyre ka shtënë me armë dhe është larguar në drejtim të panjohur, të martën në Drenas.

Sipas raportit të policisë në vendin ne ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.

Policia bënë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →