Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

nga Venera Grabanica18 shtator 2022

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se dyshohet që është shtënë në drejtim të një automjeti.
Ai ka theksuar se është duke u punuar intensivisht për këtë rast.
“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rrethanat e këtij incidenti kriminal”, ka thënë Hoxha./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →