RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin

nga Kaltrina Berila25 qershor 2017

Policia nuk e ka konfirmuar se ka të plagosur, por nënkryetari i LSI-së thotë se një anëtar i kësaj partie është plagosur

Drejtoria e Policisë të Qarkut të Lezhës ka bërë të ditur se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, por nuk është konfirmuar nëse ka persona të plagosur me këtë rast.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare Shëngjin dhe restorantit “Detari”.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Për më tepër, policia bën të ditur se në spital nuk ka arritur asnjë person për të kërkuar ndihmën mjekësore.

Megjithatë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama ka bërë të ditur se një anëtar i kësaj partie është plagosur sot në qytetin e Shëngjini nga tre njerëz të armatosur.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →