Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

nga Kaltrina Berila25 korrik 2022

Policia ka konfirmuar viktima të shumta gjatë disa të shtënave sot në një provincë kanadeze të Kolumbisë Britanike.
Alarmet e urgjencës të lëshuara pak pas orës 06:00 paralajmëruan për të “shtëna të shumta” në qendër të qytetit Langley, një qytet rreth 25 milje në lindje të Vankuverit.
Një i dyshuar i vetëm është dërguar në mbajtje, transmeton rtv21.tv.
Policia nuk identifikoi ndonjë motiv, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze nuk konfirmoi menjëherë ndonjë vdekje në sulmin e së hënës, por tha se kishte “disa viktima”.
Hetuesit e vrasjeve ndodhen në vendngjarje. Viktimat ishin të pastrehë dhe policia beson se sulmi ishte në shënjestër.
Rrugët në zonë janë mbyllur ndërsa hetimet vijojnë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →