Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri këtë të diel, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Policisë i dyshuari është shtetas i Kosovës dhe për momentin është në arrati.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policisë i ciili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.”, ka thënë Hashani për rtv21.tv./21Media











