Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Të shtëna në ‘Times Square’ të New Yorkut, plagosen tre persona

nga Kaltrina Berila10 gusht 2025
Të shtëna në ‘Times Square’ të New Yorkut, plagosen tre persona

Tre persona u plagosën në një të shtënë me armë zjarri në sheshin ikonik ”Times Square” të New Yorkut.

”Një person u arrestua nga policia dhe u mor në pyetje në lidhje me të shtënat”, deklaroi Departamenti i Policisë së New York-ut.

Një video në mediat sociale tregon njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes, policinë që rrethon një automjet dhe trajton të plagosurit në tokë, shkruan AP.

New York City ka parë një rënie të dukshme të dhunës me armë këtë vit. Deri më 3 gusht, ka regjistruar numrin më të ulët të të shtënave në dekada, një rënie prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.

New York City ndalon armët e zjarrit në disa vende të ashtuquajtura të ndjeshme, siç janë transporti publik, spitalet, shkollat dhe Times Square.

Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata Supreme hodhi poshtë një sfidë ndaj ligjeve të shtetit për armët e zjarrit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →