Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës dha premierën e dytë brenda dy javësh

nga B.K9 dhjetor 2022
Teatri Kombëtar i Kosovës dha premierën e dytë brenda dy javësh

Teatri Kombëtar i Kosovës(TKK) ka dhënë premierën e dytë brenda dy javësh.
Për publikun u dha shfaqja “MOLLY” e regjisores Sibel Abdiu, shfaqje kjo që trajton përjetime të personave me aftësi të kufizuara, e cila luhet me dy akte dhe tregon historinë e personazhit Molly.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Verona Koxha, Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, me kompozitor Albin Sopa, artist vizual Lulzim Luigji Bejta dhe inspiciente Nazmije Krasniqi.
Në premierë i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →