Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Tekstet alternative hyjnë në përdorim nga viti i ardhshëm shkollor

nga E.Bullaku15 qershor 2021



Nga viti i ardhshëm shkollor do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative si një element shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Këtë e ka bërë të ditur Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci ka thënë se ka pasur ankesa të shumta mbi cilësinë e teksteve aktuale mësimore për shkak të gabimeve dhe pasaktësive, andaj nga viti i ardhshëm do të bëhet edhe rishikimi i teksteve mësimore.
“Mësimdhënësit janë ata që do të punojnë me tekste shkollore dhe do të duhej të përdornin ato si një nga burimet për mësimdhënie. Atyre me legjislacionin në fuqi, u njihet e drejta që të zgjedhin tekstet shkollore të cilat pastaj miratohen nga Këshilli i Shkollës. Për këtë arsye, sivjet për herë të parë do të ofrojmë mundësinë që mësimdhënësit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore duke zgjedhur edhe tekste alternative”, ka shkruar Nagavci./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →