Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Telekomi i Kosovës rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

nga B.K13 shtator 2022

Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, për portalin rtv21.tv ka thënë se Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.
“Ju kemi njoftuar se Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike. Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, ka thënë Lepaja./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →