Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

”Tema e këngëve të albumit ”ZanIN” është autoktone”

nga Miranda Beqaj24 shtator 2021

Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Elhaida Dani tashmë ka lansuar projektin e saj më të ri, albumin ”ZanIN” për të cilën ka kohë që ka qenë duke punuar.
Për të folur në lidhje me projektet e saj të reja, Elhaida ka qenë e ftuar në emisionin e pasditës ”Bon Bon”, që transmetohet në RTV21.
Dani ka theksuar se të gjitha këngët që përmban albumi janë autoktone.

Artistja tutje ka shtuar se albumi i saj përmban lulën si një një element të veçantë.
”Në këngë përfshihen katër elemente si: uji, toka, zjarri dhe ajri, ku në fund është lulja ajo që i lidh videot. Kjo lule është e prekshme dhe e ndieshme”, ka thënë Elhaida gjatë bisedës.

Përveç projekteve muzikore, Elhaida theksoi se ka pasur momente të rëndësishme në jetë të cilat i sqaroi që nga momenti kur filloi karrierën e  saj të suksesshme.

Kujtojmë që, ”ZanIN” përmban pesë këngë në total, të gjitha të realizuara me videoklipe të cilat janë realizuar me ndihmën e bashkëpuntorëve të Elhaidas, Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.
”Zanin”, ”Jam Betu”, ”Amore”, ”Kënga Jonë”, ”Hajmali”, janë këngët që janë pjesë e albumit të ri të artistës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →