Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Temperaturat e larta sjellin kufizime në qarkullim, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton gjatë ditës

nga Gentrita Xhemajli22 korrik 2025
Temperaturat e larta sjellin kufizime në qarkullim, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton gjatë ditës

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më 23 korrik, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ai ka thënë se kjo ndalesë vlenë nga ora 11:00 deri në 17:00, teksa shtoi se ky vendim mund të ketë ndryshim varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.

“Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik. Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →