Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ten Hag nuk e përjashton si mundësi transferimin e Ronaldos

nga Xh.D28 gusht 2022

Erik ten Hag nuk e ka përjashtuar mundësinë që Cristiano Ronaldo të përfundojë në largim nga Manchester United para afatit të transferimit.
Ronaldo nuk startoi në ndeshjen ku Manchester United regjistroi një fitore 1-0 ndaj Southampton në Premier League – me Bruno Fernandes që shënoi golin e vetëm të lojës.
Kur u pyetën pas ndeshjes nëse 37-vjeçari kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për Djajtë e Kuq, Ten Hag u tha gazetarëve: “Nuk mund ta them këtë. Ne planifikojmë me të. Ne i qëndrojmë planit. Ne duam që ai të qëndrojë. Kjo është ajo që dua unë”.
Që në fillim të afatit kalimtar, Ronaldo e bëri të qartë se dëshiron të largohet nga Manchester United pasi dëshiron të luajë në Champions League.
Ai iu bashkua para-sezonit të klubit vonë dhe ka startuar vetëm në një nga katër ndeshjet e para të Premier League./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →