Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokojnë foltoren

nga Venera Grabanica28 tetor 2024
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokojnë foltoren

Seanca e sotme parlamentare nisi me kaos dhe tension, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit.

Për pasojë seanca e drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit Bledi Çuçi, në mungesë të kryeparlamentares, Elisa Spiropali zgjati vetëm 20 minuta.

Deputetët e papërjashtuar të opozitës bllokuan Foltoren, ndërsa disa prej tyre u treguan indiferentë duke zënë vendet e tyre në karrigen e deputetit.

Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosin celularët e tyre tek minkrofoni foltores së kuvendin duke ndezur një aplikacion zhurmë-prodhues.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →