Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tensione në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit përplasen me Policinë

nga E.Bullaku6 korrik 2022

Kanë vijuar edhe sot protestat kundër propozimit francez me ç’rast ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe Policisë së Maqedonisë së Veriut, këtë herë në sheshin “Skënderbeu”.

Dhunë, shtyrje, sharje e vandalizëm nëpër rrugët e Shkupit. E gjithë kjo si revoltë kundër propozimit francez.
Protestuesit sulmuan edhe dje shtëpinë ligjvënëse. Të maskuar arritën të kalojnë gardhin mbrojtës dhe sulmuan i policët me gurët e betonit që i nxirrnin nga rruga.
Përveç sulmeve te drejtpërdrejta ndaj policisë, protestuesit sulmuan edhe disa institucione, duke thyer e dëmtuar ndërtesën e Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.
U lënduan 47 policë, ndërsa 11 protestues u arrestuan, 2 prej të cilëve adoleshentë./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →