Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Tensionet në veri largojnë investimet e huaja

nga B G11 tetor 2023
Tensionet në veri largojnë investimet e huaja

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me sulmin e fundit terrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Rafuna tha për RTV21, se menjëherë pas trazirës dy kompani të huaja kanë anuluar vizitat e tyre në Kosovë për një afat të pacaktuar.

“Situata e krijuar së fundmi por edhe situatat e më hershme me bllokimin e rrugëve, sulmin ndaj KFOR-it dhe gjithë këto situata ndikojnë për keq tek investitorët e huaj, kësaj radhe dy vizita biznesore nga vendet Evropiane janë anuluar dhe u shtynë për kohë të pacaktuar për shkak të sulmit terrorist në Banjskë” , tha ai.

Gjithashtu Rafuna shtoi se përveç investimeve të huaja trazirat e fundit kanë shkaktuar telashe edhe për bizneset vendore dhe sipas tij është koha e fundi që Kosova ta ndërroj pasqyrën që ka krijuar.

“Po ashtu kemi shqetësim tjetër të bizneseve tona të cilat janë kontaktu nga kompanitë evropiane ku janë pyetur se a do të ketë furnizim të rregullt pa ndërprerje për vitin 2024, fjala është për kompani që eksportojnë mallra kosovare do të thotë kanë hasur në probleme, pra është koha e fundit që ne të punojmë që ta rregullojmë imazhin e Kosovës që t’i tregojmë botës se Kosova është ambient i përshtatshëm për biznes”, deklaroi ai./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →