RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tentoi të bëjë pagesë me para false, arrestohet i dyshuari

nga B.K8 nëntor 2022
Tentoi të bëjë pagesë me para false, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, për shkak se kishte tentuar të bëjë një pagesë në një lokal, me dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të bëjë një pagesë, në lokalin e ankuesit mashkull  kosovar me dy kartëmonedha nga 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →