Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tentoi të fuste drogë në Dubravë, arrestohet dhe pezullohet nga puna gardiani

nga Gentrita Xhemajli2 shkurt 2026
Tentoi të fuste drogë në Dubravë, arrestohet dhe pezullohet nga puna gardiani

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar një zyrtar korrektues me inicialet S.D, i cili dyshohet s ekishte tentuar të fuste substanca narkotike brenda institucionit.

Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

I njëjti është arrestuar nga Policia.

“Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës u parandalua tentativa për futjen e kontrabandës. Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda institucionit. Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →