Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërheqja e SHBA-së nga Siria, armët e ushtrisë mund t’u mbeten kurdëve

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 2018

Ky veprim do ta zemëronte Turqinë

Komandantët e ushtrisë amerikane, të cilët po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik, veprim që do të zemëronte aleatin e NATO-s, Turqinë.

Tre zyrtarët, në kushte anonimiteti thanë se rekomandimet janë pjesë e një draft-plani nga ushtria amerikane. Është ende e paqartë nëse Pentagoni do ta dërgojë çështjen në Shtëpinë e Bardhë, vendim i cili duhet të merret nga presidenti Donald Trump.

“Planifikimi po vazhdon dhe është i fokusuar në tërheqje të kontrolluar të trupave duke siguruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tanë”, tha komandanti Sean Robertson.

Trump javën e kaluar kishte urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, veprim që ngjalli kritika dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Derisa zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë veprim si “tradhti ndaj trupave kurde në luftimin e Shtetit Islamik”, Turqia ka paralajmëruar ofensivë, duke rritur frikën për dhunë ndaj qindra mijëra civilëve.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →