Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërhiqen forcat ruse pranë Kievit dhe Chernihiv

nga Kaltrina Berila6 prill 2022

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga zonat pranë Kievit dhe Chernihiv për t’u “rikonsoliduar dhe riparuar në Bjellorusi dhe në Rusi”, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Zyrtari tha gjithashtu se Rusia ende nuk e ka “siguruar” Mariupolin, pavarësisht se e ka izoluar qytetin.
Sipas zyrtarit, Rusia tani ka lëshuar më shumë se 1 mijë e 450 raketa kundër Ukrainës që nga pushtimi, transmeton rtv21.tv.
Mizoritë e supozuara në Bucha duket se janë “të paramenduara”, “të planifikuara” dhe “shumë, shumë të qëllimshme”, shtoi zyrtari, duke thënë se është “e vështirë të dihet” se çfarë i motivoi forcat ruse për të kryer akte të tilla, por se ato i dërguan një mesazh bota e “brutalitetit të Rusisë”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →