Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tërhiqet shorti i Ligës së Evropës, Barcelona mëson kundërshtarin

nga Kaltrina Berila18 mars 2022

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të UEFA Europa League.
Në bazë të këtij shorti do të kemi disa përballje, ndër to ajo mes Barcelonës dhe skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.
Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në stadiumin “Red Bull Arena”, ku skuadra e Atalantas zhvillon ndeshje si mysafirë kundër RB Leipzig.
Ndërkaq, skuadra angleze West Ham United do të ketë përballë Lyonin, kurse skuadra e Bragas pret në shtëpi Rangers.
Çerekfinalja e parë: Leipzig – Atalanta
Çerekfinalja e dytë: Eintracht Frankfurt – Barcelona
Çerekfinalja e tretë: West Ham – Lyon
Çerekfinalja e katërt: Braga – Rangers
Ndeshjet e para çerekfinale luhen më 7 prill, kurse ndeshjet kthyese luhen një javë më pas më 14 prill./21Media

The Europa League stage is set! 🔥 pic.twitter.com/VaojtrgV8S

— 433 (@433) March 18, 2022


Shortin e plotë të Ligës së Evropës e gjeni më poshtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →