Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërmet 8.8 ballë në Rusi, paralajmërime për cunami në shtetet rreth Oqeanit Paqësor

nga B G30 korrik 2025
Tërmet 8.8 ballë në Rusi, paralajmërime për cunami në shtetet rreth Oqeanit Paqësor

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.

Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, dhe banorëve të pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë: “Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dhjetë vitet e fundit”, tha guvernatori i Kamchatka në Telegram, shkruan Index.hr.

Ministri Rajonal i Situatave të Emergjencave Sergei Lebedev raportoi se pas tërmetit u regjistrua një cunami prej 3 deri në 4 metrash. “Të gjithë duhet të largohen nga bregu”, tha Lebedev në një video të postuar në rrjetet sociale.

Instituti Amerikan i Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 19.3 km, rreth 125 km nga Petropavlovsk, një qytet me 165,000 banorë në bregdetin e Gjirit të Avaçës

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →