Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërmet në kufirin Turqi-Iran, 7 të vdekur

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2020

Pesë të tjerë mbetën të lënduar

Një tërmet me magnitudë 5.7 shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin sot herët në mëngjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu tha se 7 persona, duke përfshirë 3 fëmijë, humbën jetën në Lindjen e Turqisë pas një tërmeti, transmeton 21Media.

5 persona u lënduan dhe u dërguan në spital, tha Soylu, duke shtuar se njerëzit e tjerë besohet se janë bllokuar nën rrënoja.

“Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar”, tha ai.

Epiqendra e tërmetit, ishte afër fshatit iranian Habash-e Olya, më pak se 10 kilometra nga kufiri.

Anadolu tha se tërmeti shkaktoi dëme në disa fshatra në provincën fqinje Van./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →