Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tërmet në Mal të Zi

nga B G3 prill 2024
Tërmet në Mal të Zi

Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi.

Tërmeti në orën 12:40 ka qenë me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i ndodhur në thellësinë 15 kilometra dhe është pasuar nga një tjetër më i dobët, me magnitudë 2.8 ballë.

“Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën epiqendrore”, thuhet në deklaratë.

Një tërmet mesatar prej 4.3 gradësh të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 21:07, katër kilometra në perëndim të Čarađe./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →