Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tërnava pret në takim lamtumirës Hovenierin, ia jep një dhuratë me motive fetare

nga Gentrita Xhemajli10 dhjetor 2024
Tërnava pret në takim lamtumirës Hovenierin, ia jep një dhuratë me motive fetare

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të BIK-ut, Tërnava e ka falënderuar ambasadorin dhe Amerikën për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën.

Ai tha se shqiptarët në përgjithësi, por populli i Kosovës në veçanti, gjithnjë do të jenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë çfarë kanë bërë për Kosovën.Me rastin e pensionimit të tij, Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e tij dhe të Ambasadës Amerikane me Bashkësinë Islame të Kosovës në projekte të ndryshme, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, falënderoi Tërnavën për pritjen dhe për bashkëpunimin me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep Bashkësia Islame e Kosovës në kultivimin e vlerave të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare në vend, si dhe për përçimin e mesazheve për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më tutje bëhet e ditur se Tërnava në fund të këtij takimi i uroi ambasadorit Hovenier shëndet dhe mbarësi në jetën e tij, si dhe i dhuroi një dhuratë me motive nga trashëgimia jonë e çmuar fetare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →