Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Testi i arritshmërisë këtë vit do të mbahet në dy ditë

nga E.Bullaku25 mars 2022

Mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë, i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar këtë vit.
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, ka njoftuar se testi do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia.
Qëllimi i këtij ndryshimi, sipas Pupovcit, është që të mund të fokusohen pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh.
Tutje, zëvendësministri ka njoftuar se testi i parë mbahet më 4 qershor dhe i dyti më 14 qershor, pra pasi të përfundojë viti shkollor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →