RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Testimi i mësimdhënësve, Jasharaj: Nagavci po do t’i degradojë mësimdhënësit

nga Venera Grabanica10 janar 2024
Testimi i mësimdhënësve, Jasharaj: Nagavci po do t’i degradojë mësimdhënësit

(Lajm i përditësuar)


Testimi i mësimdhënësve, Jasharaj: Nagavci po do t’i degradojë mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila të mërkurën është e bindur që mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton nënshtrimin e testit me shkrim.

“Nuk kemi as edhe një informatë zyrtare se çfarë po mendon ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim”, thuhet në reagimin që Jasharaj ua ka përcjellë mediave.

Sipas Jasharajt Nagavci po do që t’i degradojë mësimdhënësit me testin me shkrim për njohuritë e tyre.

Tutja ai ka shkruar se punëtorët e arsimit duhet ta dinë se ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri, edhe pse sipas tij SBASHK-u e ka lutur vazhdimisht që ta bënte këtë.

Ai ka thënë se Nagavcin e ka [penguar prezenca e SBASHK-ut në këtë Këshill.


Nagavci e bindur që mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në eventin përmbyllës të Projektit QATEK, ka thënë se është e bindur që mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton nënshtrimin e testit me shkrim.

Projekti QATEK, ka për qëllim fillimin e një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi, ka thënë se duhet të punohet në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, ka deklaruar se edukimi i mësimdhënësve të rinj duhet të fokusohet që përgatitjet e tyre të jenë në hap me ndryshimet bashkëkohore.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →