Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Testimi i unazës, vonon mbledhjen e mbeturinave

nga Kaltrina Berila28 tetor 2022

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të premten konsumatorët se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet.
“Për hir te transparencës se opinioit publik Kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit te mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit te Planit Operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund te ketë ndonjë vonesë eventuale te shërbimit te largimit te mbeturinave. Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar qe çdo vonesë e kreyerjes se shërbimit do te zëvendesohet”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Pastrimi” SH.A-Prishtinë.
Sot ka nisur testim i tretë i unazës njëkahore në qendër të Prishtinës.
Ky testim ka shkaktuar tollovi të mëdha në kryeqytet, derisa janë krijuar kolona të gjata veturash./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →