Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Tetë të lënduar në një aksident në Gjermani

nga Venera Grabanica22 nëntor 2025
​Tetë të lënduar në një aksident në Gjermani

Tetë persona morën lëndime në një përplasje midis dy veturave sot në Henstedt-Ulzburg, rrethi Segeberg – Gjermani.

Aksidenti ndodhi kur ngasësi i automjetit deshi të kthehej majtas dhe përdoruesi i rrugës pas tij e vuri re këtë shumë vonë.

Një 14-vjeçar u dërgua në spital me lëndime të rënda, tha një zëdhënëse e qendrës së kontrollit West.

Të lënduarit u dërguan në klinikat përreth, tha policia. Përveç 14-vjeçarit, të gjithë pësuan vetëm lëndime të lehta, raporton Kieler Nachrichten.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →