Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi dhe Mogherini pajtohen që dialogu të rifillojë sa më shpejt

nga RTV211 shkurt 2019

“Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut”

Presidenti Hashim Thaçi i është ankuar përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit për kushtëzimin e Serbisë për nisjen e dialogut, duke marrë si pretekst taksën ndaj produkteve të saj

Përkundër mirëkuptimit nga ana e Mogherinit, Thaçi ka thënë se mesazhi i saj ishte i qartë.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij”, ka thënë Mogherini.

“Pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut.”, ka shkruar presidenti, duke aluduar në heqjen e taksës e cila pengon vazhdimin e dialogut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →