Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi e të tjerët pranojnë kërkesën e Konjufcës për vizitë në Hagë

nga Egzona Mehmeti9 qershor 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë, që do të takojë, Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, që janë të paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Konjufca do të takojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, derisa ata vazhdojnë të mbesin si të paraburgosur, e mbi të cilët rëndojnë akuzat për krime lufte. Të njëjtit e kanë pranuar kërkesën e Konjufcës për vizitë dhe një gjë të tillë e konfirmuan burime të RTK-së.
Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati takime të tjera.
Megjithatë, ende nuk dihet data se kur një vizitë e tillë mund të realizohet.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tash ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →