Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi e uron Shqipërinë për marrjen e kryesimit të OSBE-së

nga Kaltrina Berila9 janar 2020

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Shqipërinë për marrjen e kryesimit të udhëheqjes së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

I pari i vendit shpreson që të punojnë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të forcuar demokracinë.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur të shoh listën gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij “Twitter”.

Congratulations to #Albania for taking OSCE chairmanship for 2020. We look forward to working with PM @ediramaal to advance our joint mission of strengthening democracy and human rights. Glad to see a comprehensive list of priorities that prioritizes peace and reconciliation.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 9, 2020


Shqipëria e ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →