Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi flet për takimin me Vuçiqin, kërkon të dalë para Kuvendit

nga RTV212 mars 2020

Takimi i presidentëve në Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq, i cili takim është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se në takim i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →