Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit që vdiq në Zhur

nga Venera Grabanica29 janar 2020

Thaçi kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë angazhim maksimal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

”Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi gjithashtu ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

”Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi” ka shkruar në fund presidenti Thaçi.

Në këtë incident lëndime ka pësuar  një fëmijë i moshës 8-9 vjeçare, si dhe dy policë tjerë. /21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →