Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: Kushdo që të fitojë, Kosova me qeveri pro-perëndimore

nga Egzona Mehmeti8 qershor 2017

Presidenti Thaçi priti shefin e vëzhguesve të BE-së,  të kënaqur me procesin elektoral

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti  Shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Kosovë.

Thaçi shprehu falënderim për BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që të dërgojë një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë dhe e falënderoi Peterlen për angazhimin për të monitoruar zgjedhjet në çdo skaj të Kosovës.

“Jam optimist se përsëri do të kemi proces elektoral shembullor”, u shpreh Presidenti Thaçi, por shtoi se “shqetësuese kanë qenë lajmet për përpjekjet për frikësim të kandidatëve dhe votuesve në pjesën veriore të Kosovës”.

Peterle njoftoi se BE ka dërguar 100 vëzhgues në Kosovë që do të monitorojnë zgjedhjet në tërë territorin e shtetit dhe falënderoi KZQ-në dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin, derisa, Thaçi tha se “kushdo që do t’i fitojë zgjedhjet, Kosova do të ketë qeveri pro-perëndimore, multi-etnike dhe stabile që do të vazhdojë reformat në të gjithë sektorët”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →