Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi letër Kurtit: Të pres më 6 janar në ora 15:00

nga E.Bullaku3 janar 2020

Thaçi i gatishëm për takim me Kurtin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, për takim për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00.

Në një deklarim për media, Thaçi kishte thënë që nuk ka hatërmbetje.

Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, tha presidenti, duke shtuar se për të është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe funksionimi i mirë i tyre.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →