Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: Lushtaku ka dhënë kontribut të çmuar për liri dhe pavarësi

nga RTV2121 janar 2019

“Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka pritur në takim bashkëluftëtarin, Sami Lushtakun. Thaçi ka thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka shkruar Thaçi.

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku më 16 janar është intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjithsej, njëmbëdhjetë ish-luftëtarë të UÇK-së, janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar. Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →