Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi në Berlin takohet me Wisner dhe Ashton

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2019

Thaçi mirënjohës për rolin e Wisner dhe Ashton

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

I pari i Kosovës ka bërë të ditur se është takuar me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi në vitin 2005-2006, Fran Wisner dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën, Catherine Ashton e cila sipas Thaçit lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013.

“Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shkruar Thaçi mbi fotografinë e publikuar ku shihet përkrah tyre.

Në panel do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →