Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve: Kosova është atdhe i të gjithëve

nga Kaltrina Berila28 shtator 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak.

Thaçi ka thënë se me përfaqësuesit ka biseduar për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të tyre në proceset zhvillimore për vendin.

“Urime kjo ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak. Jam krenar që Kosova ka infrastrukturë ligjore dhe zbatueshmëri që garanton të drejta të avancuara për komunitetet joshumicë dhe ofron pozitë shumë më të favorshme në krahasim me shtetet e rajonit. Kosova është atdhe i të gjithëve, prandaj kontributi i secilit është vital për mirëqenien e qytetarëve dhe për shtetin tonë shumetnik”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →