Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi në SHBA do të flas për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

nga Venera Grabanica5 shkurt 2019

Thaçi është duke qëndruar në Washington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’, përmes një positmi në Facebook,  ka paralajmëruar se sot do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC.

Në këtë forum Thaçi njofton se do të flasë  siç thotë ai, për  arritjen e marrëveshjes paqësore që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe pe rsonalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës. / 21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →