Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadores së re të Letonisë

nga B.K20 shkurt 2020

Thaçi: Kosova dëshiron të mësojë sa më shumë nga përvoja e Letonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e Ambasadores së Republikës së Letonisë, Gunta Pastore, ambasadore jo-rezidente për Kosovën.

Duke e uruar për punën, presidenti Thaçi ia ka shprehur ambasadores së re falënderimet dhe mirënjohjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen e Letonisë.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen, qoftë në raporte bilaterale, qoftë duke vepruar në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kosova dëshiron të mësojë sa më shumë nga përvoja e Letonisë”.

Ambasadorja Pastore u shpreh e gëzuar me mundësinë e re të bashkëpunimit dhe shtoi se Letonia e përkrah Kosovën në rrugën e saj për integrime euroatlantike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →