Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi u shpreh ngushëllime për të vdekurit nga Covid-19 në Kosovë

nga B G2 gusht 2020

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre nga Covid-19.

Veçanërisht, presidenti ka ngushëlluar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin për vdekjen e vëllait të tij nga kjo sëmundje.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që prej paraqitjes të rastit të parë me koronavirus në Kosovë, në mars kanë vdekur 236 persona./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →