Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi udhëton për në Austri

nga RTV2121 maj 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri

Zyra për Informim e Presidentit ka njoftuar se Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedoj për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Presidenti Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë”, thuhet në njoftim.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Alexander Van der Bellen, do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetë politike e kulturore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →