Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: Ushtria, jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2018

Ditë historike për Republikën e Kosovës

Preidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak çaste para votimit historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, tha se kjo ushtri është jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë.

Gjithashtu edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” tha sot se po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme.

Sot nga ora 10:00 pritet që në Kuvendin e Kosovës të mbahet seanca për votimin e ushtrisë.

Në këtë seancë do të votohen tri projektligje:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →