Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi vitin 2019 e shpall si vitin e NATO-s në Kosovë

nga Venera Grabanica8 janar 2019

Populli i Kosovës do jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një komunikate të dërguar për media, ka treguar se vitin 2019 -të e ka shpallur vit të NATO’s në Kosovë.

“Në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën.

Në fund të kësaj komuniakte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  ka thënë se populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →