Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë, zgjedhjet nuk janë opsion

nga Gentrita Xhemajli10 shtator 2025
Thaçi: VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë, zgjedhjet nuk janë opsion

Situata e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja ka shtuar diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale. Në Lëvizjen Vetëvendosje, u shprehën të gatshëm për zgjedhje të parakohshme por nuk i shohin si opsion.

Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi tha për RTV21 se VV-ja e ka primatin dhe kohën për formimin e Qeverisë së re.

“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Me një rezultat të tillë siç e kemi në zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 43 për qind nuk ishte dashur të shkohet në zgjedhje. Sigurisht që subjektet e tjera që kanë fituar më pak vota duhet ta din dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve prandaj shihet qartë që VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë”, tha Thaçi. /RTV21

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →